“Green House”, ndër kompanitë lidere të ndërtimit “të gjelbër”
“Aktualisht `Green House` mund të konsiderohet si njëra nga kompanitë lidere në sektorin e shtëpive modulare apo të parafabrikuara”
“Green House” ka filluar punën në vitin 2015 dhe është themeluar si rezultat i kërkesave të klientëve, kryesisht zviceranë, por edhe të vendeve të tjera të BE-së dhe më gjerë, me të cilët ne, si afaristë, kemi pasur kontakte”. Kështu thotë në intervistën për Albinfo.ch Nazmi Mehmetaj, themelues dhe bashkëpronar i kompanisë `Green House`me seli në Zvicër.
Portrete të firmave
“Green House”, ndër kompanitë lidere të ndërtimit “të gjelbër”
E diel, 8 Janar 2023 – 17:12Agnesa Qorri
“Aktualisht `Green House` mund të konsiderohet si njëra nga kompanitë lidere në sektorin e shtëpive modulare apo të parafabrikuara”
“Green House” ka filluar punën në vitin 2015 dhe është themeluar si rezultat i kërkesave të klientëve, kryesisht zviceranë, por edhe të vendeve të tjera të BE-së dhe më gjerë, me të cilët ne, si afaristë, kemi pasur kontakte”. Kështu thotë në intervistën për Albinfo.ch Nazmi Mehmetaj, themelues dhe bashkëpronar i kompanisë `Green House`me seli në Zvicër.
Albinfo.ch: Në Zvicër mund të ndërtojmë një shtëpi komplete druri, me të gjitha hapësirat e saj, vetëm me produktet e kompanisë “Green House” nga Kosova. A mund të na tregoni diçka me tepër: prej nga ideja, kur ka filluar puna dhe përse kishte nevojë për “Green House”-s në Zvicër?
Nazmi Mehmetaj: Të gjithë trendët dhe zhvillimet e reja na orientojnë drejt koncepteve të gjelbra, ruajtjes së ambientit dhe ekonomisë qarkore. Prandaj, pa dyshim që industria e ndërtimit është njëra nga industritë që ka ndikim në mjedis dhe ka nevojë qe gradualisht të orientohet drejt koncepteve të gjelbra, ekologjike dhe të qëndrueshme. Bazuar në këto koncepte të së ardhmes, është ndërtuar edhe ideja e jonë mbi të cilën ka lindur “Green House”, për të cilën flet edhe vetë emri.
Puna e “Green House” ka filluar në vitin 2015 dhe është themeluar si rezultat i kërkesave të klientëve kryesisht zviceranë, por edhe të vendeve të tjera të BE-së dhe më gjerë, me të cilët ne, si afaristë kemi pasur kontakte.
Vlen të ceket që vendimi ynë që të futemi në industrinë e përpunimit të drurit, rrjedhimisht në industrinë e gjelbër të ndërtimit, lidhet edhe me dëshirën tonë si afaristë që të bëjmë një investim të vlefshëm në Kosovë, i cili do të kishte impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe i cili do të ishte një model i mirë dhe një tregim suksesi edhe për afaristët e tjerë nga diaspora dhe investitorët e jashtëm që ta konsideronin Kosovën si destinacion atraktiv për investime.
Ky investim përveç impaktit pozitiv në zhvillim ekonomik dhe punësim, ka pasur impakt pozitiv edhe në krijimin e një modeli të suksesshëm të punës sipas teknologjisë dhe standardeve më të larta të aplikueshme në Zvicër. Si i tillë, shërben si model i vlefshëm për kompanitë lokale në Kosovë, të cilat operojnë në sektorin e njëjtë.
Albinfo.ch: Cilat janë kërkesat?
Nazmi Mehmetaj: Kërkesat janë relativisht të mëdha dhe janë vazhdimisht në rritje, sepse kualiteti superior të cilin e ofron “Green House” është i standardeve më të larta që aplikohen në tregun zviceran dhe në tregjet e tjera të Bashkimit Evropian.
Si kërkesa konkrete kemi në tregun zviceran, gjerman, francez, holandez, austriak dhe së fundmi jemi para përmbylljes së një kontrate të madhe me një kompani në tregun spanjoll.
Albinfo.ch: Si është bashkëpunimi me firmat e shqiptarëve të Zvicrës?
Nazmi Mehmetaj: Me kompanitë e kosovarëve në Zvicër kemi raporte shumë të mira bashkëpunimi, sidomos me kompanitë e sektorit të ndërtimit, me të cilat na lidh interesi i përbashkët, sepse koncepti ynë për zhvillim të qëndrueshëm si “Green House” është që të krijojmë partneritete të shëndosha në vend të konkurrencës së ligë.
Albinfo.ch: Çfarë sfidash keni hasur me kompaninë tuaj në raport me tregun zviceran të ndërtimit?
Nazmi Mehmetaj: Deri me tash nuk është që kemi hasur në ndonjë sfidë të pakalueshme, përveç këtyre sfidave të zakonshme të bizneseve, të cilat falë përvojës të gjatë në biznes, profesionalizimit dhe rrjetit të gjerë të partnerëve që i kemi, i tejkalojmë shumë më lehtë.